Facebook teston ruajtjen e videove për shikim offline

Shkencë & Teknologji

Facebook teston ruajtjen e videove për shikim offline

Më: 28 mars 2017 Në ora: 14:02
Ilustrim

Facebook ka nisur testimin në shkallë të vogël, pas të cilit do të sjellë ndryshimet në aplikacionin e vet Android.

Raporti i ri zbulon se disa përdorues do të mund të shohin ridizajnimin e Like, Share dhe Comment në Facebook për aplikacionin në Android. Madje, do të testohet edhe ruajtja e videove për shikim offline.

Facebook e ka zakon testimin e funksionit në shkallë të vogël para se të vendosë që t’ua shpërndajë të gjithë përdoruesve. Kësaj radhe nuk ka informacione nëse ky funksion do të jetë i qasshëm për të gjithë përdoruesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat