Hakohet aplikacioni New York Post, njoftime përdoruesve rreth Donald Trump

Shkencë & Teknologji

Hakohet aplikacioni New York Post, njoftime përdoruesve rreth Donald Trump

Më: 4 prill 2017 Në ora: 09:20
Donald Trump

New York Post kërkoi falje publikisht ditën e Dielë pak orë pasi aplikacioni u hakua dhe filloi të shfaqte paralajmërime rreth Presidentit Amerikan Donald Trump.

“Sistemi u automatizuar i dërgimit të noftimeve në aplikacionin tonë mobile u hakua mbrëmjen e së Shtunës. Ju kërkojmë ndjesë,” u shpreh gazeta në rrjetin social Twitter pak orë pas dërgimit të njoftimeve.

Tabloidi nuk dha informacion rreth hakimit, por përdorues të shumtë publikuan në Twitter njoftimet që u vinin në telefonin e tyre dhe ku shkruhej “Rroftë Presidenti Donald Trump.”

Postimet e tjera ishin me natyrë religjoze. New York Post është pjesë e News Corp. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat