A po vdes Universi njësoj si një person?

Shkencë & Teknologji

A po vdes Universi njësoj si një person?

Më: 30 prill 2017 Në ora: 01:51

Rënia e të gjithë lëndës në një vrimë të zezë është një skenar që kozmologët e kanë paraqitur si fundin e universit tonë – dhe, bashkë me të, fundin e kohës. Por, më shumë gjasa ka që të jetë e kundërta. Fizikanti Roger Penrose parashikon se shumë miliarda vjet më vonë, pasi të gjitha yjet në univers të kenë përdorur “lëndën djegëse” të tyre, vrimave të zeza do u jetë shterur energjia dhe e gjithë materia do të jetë kalbur. Hapësira nuk do të jetë asgjë më shumë se një supë e hollë rrezatimi, asnjë atom nuk do të mbetet. Gjithashtu, koha gradualisht do të pushojë së ekzistuari: “Për grimcat pa masë, si fotone, nuk ekziston gjithësesi një gjë e tillë si “koha”. Nuk ka tik-takë të orës, si i thonë fjalës”, thotë Penrose.

Ndoshta ka më shumë kuptim që të krahasohet ky version i fundit i kohës me vdekjen e një njeriu: një person përbëhet nga miliarda qeliza, të cilat vetë përbëhen nga grumbuj atomesh dhe molekulash. Këto përbërës të pajetë organizohen në mënyrë të mrekullueshme për të krijuar jetën – derisa përfundojnë me vdekjen dhe një njeri kthehet përsëri në një grumbull atomesh. Kjo është pikërisht mënyra se si përbërësit e universit krijojnë kohën – pa to nuk do të ketë as të ardhme, as të tashme e as të kaluarë. Linja kohore do të shpinte në një rrugë pa krye. Gjithësia mund të ekzistonte ende, por do të dominohej nga kaosi pa fillim ose fund, i ngjashëm me kushtet në një vrimë të zezë. Dhe me humbjen e kohës, universi do të humbiste diçka nga shpirti i tij – dhe çdo lloj kuptimi për të parë përpara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat