Kina vendos rregulla të reja për përdorimin e internetit

Shkencë & Teknologji

Kina vendos rregulla të reja për përdorimin e internetit

Më: 3 maj 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Kina ka forcuar të drejtat e sjelljes në internet në përpjekje për të kontrolluar vërshimet e informacioneve, të cilat përhapen përmes aplikacioneve online, bllogeve dhe burimeve tjera të mediave, numri i të cilave është gjithnjë e më i madh në këtë vend.

Rregullat e publikuara sot, të cilat duhet të hyjnë në fuqi më 1 qershor, nga portalet kërkojnë posedimin e licencës së dhënë nga Qeveria dhe të bllokojnë kompanitë e huaja ose private, të cilat dëshirojnë të investojnë në shërbimet online të lajmeve ose direkt të emitojnë lajme, transmeton AP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat