Mark Zuckerberg rikthehet pas 13 vitesh në universitet për tu diplomuar

Shkencë & Teknologji

Mark Zuckerberg rikthehet pas 13 vitesh në universitet për tu diplomuar

Më: 25 maj 2017 Në ora: 20:30
Mark Zuckerberg

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg është rikthyer në Universtetin e Harvardit pas 13 vitesh që të marrë diplomën.

Ai e bëri të ditur këtë gjë nëpërmjet postimit të një fotografie me prindërit në llogarinë e tij në Facebook, ku shkrujati: “Nënë, të kam thënë gjithmonë se do të rikthehesha dhe do të diplomohesha.”

Mark e braktisi shkollën në 2004 që ti përkushtohej themelimit të rrjetit social më të madh në botë. Ai e nisi gjithcka në dhomën e tij në fakultet, ku takoi edhe gruan e tij Prischila Chan.

Sot, ai dha një fjalim për studentët e universitetit, e cila u transmetua direkt në faqen e tij në Facebook dhe në atë të Harvard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat