Samsung sjell tabletin konvertibil Notebook 9 Pen

Shkencë & Teknologji

Samsung sjell tabletin konvertibil Notebook 9 Pen

Më: 8 janar 2018 Në ora: 17:40
Samsung

Kompania jugkoreane Samsung gjatë konferencës CES 2018 prezantoi Notebook 9 Pen, një tablet 13.3 inç i konvertueshëm.

Dizajni i pajisjes përmban skajet e lakuara dhe njëkohësisht është mjaft i lëvizshëm. Pesha e pajisjes është 998 gramë, me një trashësi në pjesën më të trashë prej 1.62 centimetra.

Notebook 9 Pen vjen në dy versione - me një ekran 13.3 inç dhe 15 inç që punon me procesor të gjeneratës së tetë Intel Core i7, me një maksimum prej 16GB RAM dhe 512GB SSD. Modeli 13,3 inç përdor një bateri 39Wh, ndërsa modeli 15-inç ka një bateri 75Wh.

Aduti kryesor i pajisjes është Pen Smart që ngjason me modelin S-Pen te familja Galaxy Note. Lapsi është i hollë dhe ka një buton, dhe mund të ruhet në Notebook 9 Pen.

Karakteristikat tjera të tabletit të konvertueshëm përfshijnë portin USB-C, HDMI-out, portin USB 3.0 dhe  microSD.

Samsung nuk ka njoftuar çmimin dhe disponueshmërinë e pajisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat