Astronauti pretendon se është rritur në univers për 9 centimetra

Shkencë & Teknologji

Astronauti pretendon se është rritur në univers për 9 centimetra

Më: 9 janar 2018 Në ora: 19:51
Norishige Kanai

Astronauti japonez Norishige Kanai pohon se është rritur 9 centimetra gjatë tre javëve të fundit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Ai shprehu dyshime nëse do të ishte në gjendje të futet në një kostum të kozmonaut kur u kthye në Tokë, raporton RT.

Kanai, i cili punon si inxhinier i fluturimit në ekspeditën 54/55, ndau komentet e tij në Twiter. Astronauti pohon se nuk është rritur aq shumë që nga shkolla fillore.

Rritja në lartësi njihet si fenomen i misioneve hapësinore. Trupi i njeriut ndryshon për shkak të mungesës së gravitetit normal, kështu që shtylla kurrizore korrigjon dhe zgjatet vetë. Rritja zakonisht shkon në mes 3 dhe 5 centimetra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat