Në Zelandën e Re gjendet një fosil i lakuriqit gjigand

Shkencë & Teknologji

Në Zelandën e Re gjendet një fosil i lakuriqit gjigand

Më: 11 janar 2018 Në ora: 13:24
Ilustrim

Në Zelandën e Re janë zbuluar fosilet e lakuriqit gjigand, i cili në ato hapësira ka jetuar para më shumë se një milion vjet, dhe që ishte tri herë më i madh se ai i sotëm i tij dhe përveç fluturimit, ishte në gjendje të ecë në tokë dhe të kërkonte ushqim.

Mbetjet të cilat i ka gjetur ekipi i shkencëtarëve, janë pjesë e familjeve të lakuriqëve që dikur jetonin në pjesët jugore të Australisë, Zelandës së Re, Amerikës Jugore dhe ndoshta Antarktidë, deklaroi sot Sue Hand nga Universiteti i Uellsit Jugor, autore e studimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat