Kodak paralajmëron valutën e vet digjitale

Shkencë & Teknologji

Kodak paralajmëron valutën e vet digjitale

Më: 14 janar 2018 Në ora: 20:36
Ilustrim

Kodaku është një emër i famshëm, të paktën për ata që u rritën në vitet '80 dhe '90. Marka e kompanisë është sinonim për aparatet fotografike dhe kamerat.

Sidoqoftë, gjatë viteve të fundit, Kodak nuk pati shumë sukses në garën me prodhues të tjerë, si Sony, Nikon, Canon, Fujifilm dhe të tjerë. Duket se kompania ushqen shpresën se ajo do të vazhdojë të operojë në fushën e biznesit me publikimin e valutës së vet digjitale, të quajtur KodakCoin.

Tash për tash nuk dihet nëse Kodak do të hyjë vetëm në botën e valutave digjitale. Ndërkohë, u njoftua se vlera e aksioneve të Kodakut u trefishuan që kur kompania paralajmëroi KodakCoin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat