Windows 7, humbësi i madh nga përditësimet e Meltdown dhe Spectre

Shkencë & Teknologji

Windows 7, humbësi i madh nga përditësimet e Meltdown dhe Spectre

Më: 15 janar 2018 Në ora: 14:07
ilustrim

Sipas Microsoft, Windows 10 do ti shpëtojë paq përditësimeve të sigurisë, por kjo vetëm për modelet e pas 2016-ës si Skylake dhe Kaby lake. [Windows 7, humbësi i madh nga përditësimet e Meltdown dhe Spectre]

Microsoft tha javën e kaluar se kompjuterat me Windows 7 do të punojnë më ngadalë pas përditësimeve që duhet të eliminojnë rrezikun e Meltdown dhe Spectre.

Këto dy dobësi sigurie prekin çdo pajisje kompjuterike që nga 1995 deri më sot, madje edhe pajisjet mobile si telefonë dhe tabletë.

Sipas Microsoft, Windows 10 do ti shpëtojë paq përditësimeve të sigurisë, por kjo vetëm për modelet e pas 2016-ës si Skylake dhe Kaby lake.

Skylake dhe Kaby lake janë procesorët të prodhuar në 2015-ën dhe 2016-ën respektivisht. Një pjesë e mirë e kompjuterëve me këto procesorë janë shitur në 2016-ën dhe 2017-ën.

Në modelet më të vjetra, si 2013-ta Haswell, rënia e performancës së Windows 10-ës ishte e dukshme.

Por janë përdoruesit e Windows 7-ës dhe 8.1 ata që do të humbasin më shumë. Dy faktorët kryesorë që ndikojnë në impaktin e përditësimeve të sigurisë janë procesorët dhe sistemi operativ. /PCWorld Albanian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat