Një sistem japonez përshpejton alarmet për katastrofat natyrore

Shkencë & Teknologji

Një sistem japonez përshpejton alarmet për katastrofat natyrore

Më: 18 janar 2018 Në ora: 10:29
Ilustrim

Një sistem i ri që bashkon një satelit me një superkompjuter do të përmirësonte ndjeshëm parashikimet meteorologjike dhe do të mundësonte shpëtimin e jetëve duke lajmëruar më herët për katastrofat natyrore, sipas një ekipi të studiuesve japonezë.

Të dhënat e marra nga sateliti meteorologjik gjeostacionor ”Himawari-8” vënë në shërbim në 2015, u analizuan nga programi i një superkomjuteri nga instituti shkencor ”Riken”.

“Për herë të parë në botë, ky studim u asimilua me sukses nga të dhënat infra të kuqe të ardhura nga ‘Himawari-8’, të mbledhura në të gjitha kushtet meteorologjike dhe të përditësuara çdo 10 minuta”, theksoi për shtypin, Takemasa Miyoshi, shef i ekipit të ”Riken” duke shtuar se ky satelit furnizon me tipe të dhënash që nuk ishin të disponueshme më parë.

“Ky ka përmirësuar ndjeshëm monitorimin e zhvillimeve të shpejta të një tajfuni si dhe parashikimet e shirave të rrëmbyeshëm të lokalizuara dhe ka qenë efikas në parashikimin e përmbytjeve”, shtoi Miyoshi.

Për të testuar sistemin e tij, ekipi i ”Riken” ka analizuar një tajfun që goditi Paqësorin në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit 2015 si dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë shkaktuar vdekjen e 20 personave në Japoni në shtator të po të njëjtit vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat