Bota e objekteve të ndërlidhura po afron

Shkencë & Teknologji

Bota e objekteve të ndërlidhura po afron

Më: 21 janar 2018 Në ora: 10:36
ilustrim

Objektet e ndërlidhura po afrohen me hapa prej vigani, aq sa parashikohet që brenda vitit 2020 të jenë aktivë në botë të paktën 50 miliardë sensorë në pajisje nga më të ndryshmet, nga robotët shtëpiak tek automjetet autonome, shkruhet në revistën shkencore “Advanced Functional Materials”.

Madje përllogaritet që secila prej këtyre pajisjeve do të prodhojë një sasi gjigante të dhënash dhe që e gjithë kjo të realizohet duhen përbërës krejtësisht të rij në raport me mikroçipët aktual, në prodhimin e të cilëve është fokusuar universiteti finlandez “Aalto”.

Këto mikroçipë janë përbërësit bazik për kompjuterët e quajtur neuromorfikë (që imitojnë arkitekturën neuro-biologjike të sistemit nervor), që punojnë njësoj si truri.

Objektivi është të riprodhohet energjia e lartë dhe efikasiteti i trurit, si dhe të imitohet mënyra që neuronet përpunojnë informacionet nëpërmjet impulseve elektrike.

Këto mikroçipe të reja funksionojnë me pak energji dhe arrijnë të ruajnë të dhënat për më shumë se 10 vite.

Hapi i rradhës për shkencëtarët do të jetë që të vendosë bashkë miliona si këta mikroçipë në një rrjet që ka madhësinë vetëm një centimetër katror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat