Bitcoin shënon rënie për shkak të rregullave strikte në Korenë Jugore

Shkencë & Teknologji

Bitcoin shënon rënie për shkak të rregullave strikte në Korenë Jugore

Më: 23 janar 2018 Në ora: 13:34
Bitcoi

Të gjithë ata që tregtojnë bitcoin në Korenë e Jugut tani e tutje do të duhet të identifikohen, sipas një rregulli të ri që rrezikon një nga parimet më qendrore të valutave digjitale.

Rregulli i ri që ka hyrë në fuqi në Korenë Jugore, kërcënon një nga pjesët kryesore të bitcoin.

Valutat digjitale janë bërë popullore kryesisht për shkak se ato lejojnë transaksione krejtësisht anonime, që do të thotë se njerëzit mund t'i përdorin ato për të blerë dhe shitur gjëra të paligjshme si droga apo viruse kompjuterike pa u gjurmuar.

Koreja e Jugut ka në plan të kërkojë nga bankat lokale të tregojnë emrin e vërtetë të personave që tregtojnë monedhat virtuale që do të bëjë transaksionet e deritanishme anonime të gjurmueshme pasi vendi kërkon të kufizojë spekulimet dhe aktivitetet kriminale.

Kërkesat e reja kanë për qëllim që të sigurojnë se paratë e një investitori të monedhës digjitale vijnë nga një llogari bankare në pronësi të të njëjtit individ.

Bankat do të jenë në gjendje të refuzojnë të hapin llogari me shkëmbime valutore digjitale që nuk japin informacion për tregtinë e dyshimtë. Ata u është thënë të monitorojnë nga afër shkëmbimet tregtare të valutave digjitale që tejkalon shifrën 10 milionë won ose 9,338 dollarë në ditë ose 20 milionë won apo  18,676 dollarë në javë dhe gjithashtu llogaritë në pronësi të korporatave ose grupeve dhe të raportojnë ndonjë aktivitet të dyshimtë tek autoritetet. Çmimi i bitcoin ra 4 për qind në 10,342.96 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat