Zbulohet drita e parë në univers

Shkencë & Teknologji

Zbulohet drita e parë në univers

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:36
Ilustrim

Astronomët kanë zbuluar shenjat e yjeve të hershme, të formuara 180 milionë pas shpërthimit të madh.

Radio antena në Australi ka detektuar gjurmët e yjeve më të vjetra në botë.

Bëhet fjalë për yjet e lashta që kanë qenë aktive  180 milionë vjet pas Big Bang.

Gjetjet janë evidenca e parë e paraardhësve më të vjetër në pemën tonë familjare.

Ekspertët po ashtu kanë gjetur se universi ka qenë dy hercë më i ftohtë se sa është menduar më herët.

Ndërveprimi me materien e errët, një substancë për të cilën thuhet se përbën deri 27%  të universit, mund të ketë luajtur rol në këtë të ftohtë.

Pas shpërthimit të madh, para rreth 14 miliardë vjetësh, elementi i vetëm në hapësirë ishte hidrogjeni, nga i cili u formuan yjet që filluan të prodhonin dritë.

Zbulimi është bërë duke analizuar rrezatimin kozmik.

Astronomi Judd Bowman nga Universiteti i Arizonës, autor i studimit, tha se gjetjet e këtij sinjali kanë hapur një dritare të re mbi universin e hershëm.

Peter Kurczynski nga Fondi i shkencave nacionale, tha se sinjali ishte shumë i vështirë për t’u detektuar.

“Është një sfidë e madhe teknike për detektim. Burimet e zhurmës mund të jenë 10.000 herë më të ndritshme se sa sinjali. Kjo i ngjason situatës kur je në tornado dhe mundoheni të dëgjoni  flatrat e zogut”, tha ai.

Sinjali është detektuar në Observatoriumin e radio-astronomisë Murchison në Australi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat