Mos harroni t’i shikoni yjet: Thëniet më të mira nga Hawking

Shkencë & Teknologji

Mos harroni t’i shikoni yjet: Thëniet më të mira nga Hawking

Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:52
Stephen Hawking

Fizikani dhe autori britanik Stephen Hawking i cili ndërroi jetë në orët e hershme të ditës së sotme në moshën 76 vjeçare, ka lënë pas një trashëgimi të mrekullueshme ku përfshihen edhe disa thënie të tij tejet të bukura dhe domethënëse.

Hawking kishte kombinuar intelektin dhe humorin, që e bënë atë një njeri ikonë si në akademi po ashtu edhe në publik.

Më poshtë është një koleksion me disa nga thëniet më të njohura të tij:

“Për miliona vite, njerëzimi ka jetuar njëjte si kafshët. Pastaj ndodhi diçka që i hapi derën imagjinatës sonë. Ne mësuam të flasim dhe ne mësuam të dëgjojmë. Fjalët lejuan komunikimin e ideve, duke u mundësuar njerëzve që të punojnë së bashku dhe të ndërtojnë të pamundurën. Arritjet më të mëdha të njeriut janë bërë falë fjalëve, dhe dështimet më të mëdha janë bërë nga mungesa e fjalëve. Nuk ka pse të jetë kështu. Shpresat tona më të mëdha mund të bëhen realitet në të ardhmen. Me teknologjinë dhe vendosmërinë tonë, mundësitë janë të pafund. Krejt çka ne duhet të bëjmë është të sigurohemi që të mos ndalemi së foluri”.

“Qëllimi im është i thjeshtë. Është një kuptim i plotë i universit, pse ekziston kështu dhe pse ekziston”

“Unë e shoh trurin si një kompjuter që ndalet së punuari në momentin që pjesët përbërëse të tij dështojnë. Nuk ka parajsë apo jetë të pasme për kompjuterët që nuk punojnë; ky është një tregim zanash për njerëzit që kanë frikë nga errësira”

“Unë besoj se shpjegimi më i thjeshtë është se nuk ka fare Zot. Askush nuk e krijoi universin dhe askush nuk e drejton fatin tonë. Kjo më shtyn që të besoj se me gjasë nuk ka parajsë e as jetë tjetër pas kësaj. Ne e kemi këtë jetë për ta vlerësuar ndërtimin e madh të universit, dhe për këtë unë jam thellësisht mirënjohës”

“Mos harroni që t’i shikoni yjet dhe jo këmbët tuaja. Provoni që t’u jepni kuptim gjërave që shihni dhe mendoni pse bota ekziston. Bëhuni kureshtar. Dhe çfarëdo shkalle të vështirësive që jeta ju sjell, ka gjithnjë diçka në të cilën ju mund të keni sukses. Ka rëndësi vetëm që ju të mos dorëzoheni asnjëherë”

“Jeta do të ishte tragjike po të mos ishte kaq qesharake”

“Pritjet e mia janë shndërruar në zero kur isha 21 vjeç. Gjithçka pas kësaj ka qenë bonus”

“Njerëzit që mburren për inteligjencën e tyre janë humbës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat