Arrihet marrëveshja e madhe për kripto-valuta

Shkencë & Teknologji

Arrihet marrëveshja e madhe për kripto-valuta

Më: 14 mars 2018 Në ora: 23:20
ilustrim

Ky konsiderohet si një hap i madh për tregun e kripto-valutave.

Coinbase e cila është këmbimorja më e madhe në tregun e kripto-valutave ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Barclays e cila është një ndër bankat më të mëdha në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo marrëveshje përfaqëson partneritetin e parë ndërmjet dy akterëve të mëdhenj në fushat respektive në Mbretërinë e Bashkuar.

Coinbase është pajisur edhe me licencë për tregtim me para elektronike në këtë vend. Kjo marrëveshje do të ndihmojë klientët e kripto-valutave në Mbretërinë e Bashkuar që me lehtësi ti blejnë, shesin dhe ti përdorin ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat