Edhe Twitter bllokon reklamat për valuta digjitale?

Shkencë & Teknologji

Edhe Twitter bllokon reklamat për valuta digjitale?

Më: 19 mars 2018 Në ora: 15:16
Twitter

Twitter së shpejti mund t’i bashkëngjitet Google dhe Facebook në procesin e bllokimit të prodhimeve dhe shërbimeve, të cilat promovojnë valutat digjitale.

Sipas burimeve të Sky, rrjeti shoqëror planifikon ndalimin e reklamave që ofrojnë valuta digjitale dhe shkëmbimin e tyre. Kjo mund të ndodhë në dy javët e ardhshme.

Burimet nuk kanë treguar arsyet konkrete të këtij hapi, por besohet të jetë e njëjta me atë të Google dhe Facebook, të cilat nuk dëshirojnë që përdoruesit e tyre t’i nënshtrohen rrezikut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat