Që nga viti 2016 kompanitë teknologjike kanë krijuar ushtri të tëra të robotëve që vallëzojnë për të fituar betejën e ashpër për titullin
“Numri më i madh i robotëve që vallëzojnë njëkohësisht”. Në gusht të vitit 2017 1069 robotët “Debi” rrëmbyen titullin në kinë por vetëm pak ditë më parë në Librin Guinnes ka hyrë një rekord i ri.
Kësaj radhe titullin e rrëmbyen italianët të cilët thanë një shfaqje mbresëlënëse ku në të njëjtën kohë vallëzuan plot 1 372 robotë. Robotët Alfa 1 S 40 centimetra të lartë janë të ndërtuar nga alumini të mbuluar me një shtresë plastike. Evenimenti u filmua për një program televiziv që flet për një grup robotësh të cilët janë të vendosur për të mësuar të vallëzojnë.
Pjesë e shfaqjes ishte edhe zyrtari i Librit të rekordeve, Lorenzo Veltri, i cili edhe e konfirmoi rekordin e ri botëror.