Koncepti i fundit Maybach luksoz debuton në Pekin

Shkencë & Teknologji

Koncepti i fundit Maybach luksoz debuton në Pekin

Më: 15 prill 2018 Në ora: 16:38
Ilustrim

Mercedes do të prezantojë një veturë të re koncept me simbol Maybach në panairin e ardhshëm të automobilave në kryeqytetin e Kinës.

Njoftimi i një koncepti të ri luksoz vjen pas 30 minutëshit të dytë "teaser" që tregon detajet e stilit të veturës, por jo edhe identitetin e saj, transmeton KosovaPress.

Gjithashtu, Mercedes-Maybach i ri i takon segmentit të ri të veturave. Spekulohet se është në pyetje koncepti i variantit Maybach të gjeneratës së ardhshme Mercedes GLS, i cili po përgatitet.

Bazuar në videon e shkurtër, mund të konkludohet se makina ishte projektuar në stilin retro, ngjashëm me konceptin Vision Mercedes-Maybach 6 nga 2016.

Më shumë detaje do të njihen më 25 prill, kur fillon panairi i automobilave në Pekin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat