Policia amerikane gjen mënyrën për të hakuar iPhone-n

Shkencë & Teknologji

Policia amerikane gjen mënyrën për të hakuar iPhone-n

Më: 15 prill 2018 Në ora: 17:08
Ilustrim

Policia në SHBA po blen dhe po përdorë mjete si GrayKey për të zhbllokuar iPhone-t. Këto mjete lejojnë qasje në përmbajtjen e pajisjeve të koduara që janë përdorur gjatë krimeve të ndryshme dhe veprimeve kriminale.

GrayKey është mjaft i shtrenjtë dhe prodhuesi i saj nuk garanton se sa kohë do të funksionojë.

Ai bazohet në të metat e sigurisë iOS, të njohura vetëm për krijuesit e tij dhe Apple mundet në çdo kohë ta mbyllë këtë lëshim. Megjithatë, autoriteteve dhe agjencive amerikane u shpaguhet rreziku i përdorimit të GreyKey, transmeton KosovaPress.

Disa autoritete në vende të ndryshme në SHBA kanë investuar tashmë në Greykey. Të tjerë planifikojnë ta blejnë atë, përfshirë edhe shërbimet sekrete.

Pas publikimit më herët gjatë këtij viti, GrayKey shpejt u bë instrumenti më i njohur legal i zhbllokimit për iPhone. Ai u krijua nga kompania Grayshift, ku është i punësuar të paktën një ish-punonjës i Apple.

Ka dy versione GrayKey: një prej 15,000 dollarësh që mund të përdoret vetëm 300 herë dhe duhet të lidhet me serverin Grayshift.

Versioni i dytë kushton 30,000 dollarë dhe mund të zhbllokojë një numër të pakufizuar të iPhone-ve, si dhe mund të përdoret në çdo rrjet dhe nuk kërkon lidhje me Grayshift.

Të dy versionet punojnë duke tejkaluar kufizimet se sa herë një fjalëkalim mund të futet në pajisjen iOS dhe sa shpejt. Kur telefoni lidhet me GrayKey, sistemi përpiqet të hyjë në çdo fjalëkalim të mundshëm derisa të gjejë të saktin. Kjo mund të zgjasë disa orë dhe disa ditë, raporton Benchmark.

Apple është e angazhuar të mbrojë privatësinë e klientëve të saj dhe kompania padyshim po heton lëshimet në siguri, të cilat mund t’i gjejë pajisja zhbllokuese, të cilën Apple mund ta përdorë për të parandaluar hyrjen në pajisjet e iPhone. Nëse kjo ndodh, të gjitha pajisjet GrayKey do të ndërpresin punën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat