Apple Watch shpëton jetën e një 25-vjeçarje

Shkencë & Teknologji

Apple Watch shpëton jetën e një 25-vjeçarje

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:22
Apple Watch

Heather Hendershot (25) kishte blerë orën e mençur Apple për të përcjellë aktivitetin e saj fizik.

Edicioni më i ri i pajisjes posedon mekanizmin EKG, i cili alarmon përdoruesit rreth ritmeve abnormale të zemrës.

Mjekët ishin skeptikë rreth pajisjeve, por studimet kanë dëshmuar se ato janë të sakta.

Hendershot mendoi se kishte të bëjë me një alarm fals derisa ajo po shikonte televizorin në shtëpinë e saj në Kanzas, SHBA.

Por, ora e mençur Appe kishte njohur saktë shenjën e saj të pa diagnostifikuar të gjëndrës hipertiroide, e cila nëse mbetet e pa trajtuar, mund të shkaktojë sulm në kokë ose stuhi të hipertiroidës.

Pajisja nisi të lëshojë alarmin kur nëna 25-vjeçare e dy fëmijëve vërejti se niveli i rrahjes së zemrës së saj ishte abnormal.

Ajo në fillim mendoi se kishte të bëjë me një alarm fals, por pasi pajisja nuk ndaloi së lëshuari alarmin edhe për 24 orë, Hendershot shkoi në spital, ku mjekët zbuluan se ajo vuante nga hipertiroida, e cila mund ta çonte zemrën e saj drejt aritmisë potenciale vdekjeprurëse.

Bashkëshorti i Hendershot kishte provuar të shikojë nëse ora kishte alarmuar gabimisht, por pasi e vendosi në dorën e tij, alarmi u ndal, derisa kur e vendosi prapë në dorën e bashkëshortes, ai u aktivizua serish.

Mjekët konstatuan se Hendershot vuante nga gjëndra tirode, e cila kohë pas kohe prodhonte tepër hormone.

Ndryshe, hipertiroida është e zakonshme, duke prekur 12 për qind të popullatës amerikane.

Por, e pazakonshme në rastin e Hendershot është se ajo nuk kishte pasur simptoma paraprake, sipas mjekut që e kishte trajtuar, Alan Wynne.

Gjendja e tiroides shkakton djersitje të pazakonshme, humbje peshe dhe të flokëve, si dhe shkakton diarre, pasi që hormonet e gjëndrës tiroide luajnë rol kyç në sistemin rregullues të trupit.

Hendershot tash do të shkojë në trajtim për të përcaktuar shkaktarin kryesor të gjendjes së saj, e cila sipas Graves Disease në 80 për qind të rasteve krijohet një vit pasi femrat lindin fëmijë.

Ajo ka thënë se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Apple Watch, pasi beson në pajisjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat