Buzz Aldrin flet për UFO-t në Hënë

Shkencë & Teknologji

Buzz Aldrin flet për UFO-t në Hënë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:22
Buzz Aldrin

Pavarësisht pohimeve që qarkulluan këtë javë se astronauti, Buzz Aldrin, njeriu i dytë që shkeli në Hënë, kishte thënë se ka parë alien gjatë misionit të tij historik në vitin 1969, një takim i tillë i afërt nuk ka ndodhur asnjëherë.

Në fakt, astronauti i Apollo 11 ka thënë të kundërtën e asaj që kishte deklaruar më herët.

Gjatë viteve, Aldrin ka përshkruar drita të çuditshme që ka parë gjatë misionit në vitin 1969, kur një dritë ishte paraqitur jashtë modulit.

Ai ka thënë se teknikisht nuk mund të thotë se çfarë do të thotë fjala “i pa identifikuar” dhe çfarë e shkaktoi  dritën në atë kohë, pasi vazhdimisht insistoi se nuk ishte me origjinë aliene.

“Në rutën e Apollos 11 drejt Hënës, kam parë një dritë jashtë dritares, e cila dukej të vinte drejt nesh”, ka thënë Aldrin.

Derisa entuziastët e UFO-ve për një kohë të gjatë ishin mbështetur në pohimin e Buzz Aldrin për dritat e çuditshme pranë fluturakes së tij në vitin 1969, astronauti i Apollo 11 nuk mendon se ai kishte parë alien.

“Njerëzit janë shumë të zemëruar me mua në SHBA, sepse nuk ua kam dhënë informacionin. Nuk ishte alien. Observimet jashtëtokësore kërkojnë evidenca të jashtëzakonshme”, është shprehur ai. 

Zëdhënësja e NASA-s, Stephanie Schierholz, ka thënë për AP se Aldrin me siguri ka parë panelet që janë ndarë derisa komanda e modulit të Apollo 11 po manovronte me zbarkuesin lunar përgjatë rrugës në Hënën, më 1969.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat