NASA në kërkim të planeteve të reja

Shkencë & Teknologji

NASA në kërkim të planeteve të reja

Më: 19 prill 2018 Në ora: 10:05
Ilustrim

NASA ka nisur një anije kozmike në Gjithësi me mision për të gjetur planete të reja janë Sistemit Diellor në të cilat mund të zhvillohet jetë.

Anija kozmike TESS është nisur më 18 prill në një udhëtim rreth Hënës.

Ky mision ka për qëllim gjetjen e yjeve më të afërt e më të ndritshëm, në përpjekje për të identifikuar ndonjë planet rreth tyre.

Qindra mijëra yje do të vëzhgohen së bashku me mijëra planete që planifikohen të identifikohen jashtë Sistemit Diellor për të kuptuar nëse në ndonjërin prej tyre mund të zhvillohet jetë.

Planetet që do të duken më premtuese në këtë mision do të studiohen më pas përmes ndonjë udhëtimi tjetër për të analizuar atmosferën dhe elemente tjera thelbësore për jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat