‘Mostrumi me apetit’: Zbulohet vrima më e shpejtë e zezë në rritje

Shkencë & Teknologji

‘Mostrumi me apetit’: Zbulohet vrima më e shpejtë e zezë në rritje

Më: 16 maj 2018 Në ora: 19:04
Vrima e zezë, sipas astronomëve, është disa mijëra herë më e ndritshme nga galaktika jonë.

Astronomët kanë zbuluar vrimën më të shpejtë të zezë në rritje ndonjëherë në kozmos. Mostrumi me apetit, siç e quajnë, rritet aq shpejt sa që për dy ditë mund të "nxjerrë" masën ekuivalente me Diellin, shkruan CNN.

Studiuesit e Universitetit nacional të Australisë zbuluan për herë të parë këtë grumbull masiv të supermasivit, i njohur si kuazar, i cili duke iu falënderuar teleskopit SkyMapper është treguar si një objekt potencial interesant.

Ky është kuazari më i ndritshëm i parë ndonjëherë. Vrima e zezë, sipas astronomëve, është disa mijëra herë më e ndritshme nga galaktika jonë.

Vrimat e zeza konsiderohen si objektet më të errëta në gjithësi, të cilat përpijnë gjithçka, përfshirë edhe dritën. Por, kjo e fundit është e ndritshme për shkak, siç thuhet, ‘apetitit’ të saj.

Vlerësohet se vrima e zezë është 20 miliardë herë më e madhe se Dielli. Fillimisht, sipas astronomëve, ajo ishte 5 mijë herë më e madhe se Dielli dhe se vrimat tjera të zeza ishin gjithsej 50 herë më të mëdha se sa ylli ynë më i madh.

Shkencëtarët mendojnë se kjo vrimë e zezë është masive, pasi sipas tyre, ka të bëjë me procese të pazakonshme, të cilat janë të ndërlidhura me Shpërthimin e Madhe.

“Ajo që po ndodh me të vërtetë ende është e paqartë”, thonë ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat