Fikeni telefonin pas orës 22:00

Shkencë & Teknologji

Fikeni telefonin pas orës 22:00

Më: 26 maj 2018 Në ora: 17:35
Ilustrim

Pas orës dhjetë të darkës celulari duhet fikur. Është një urdhër që prindërit ua thonë fëmijëve adoleshentë, sidomos nëse kanë provime por në të vërtetë, vlen për të gjithë.

Sipas një studimi skocez, ata që kalojnë mbrëmjen dhe natën duke kontrolluar rrjetet sociale, ka rrezik të bipolarizimit dhe çrregullimeve neurologjike.

Përveç këtyre pasojave të rënda psikologjike, kush rri gjithë kohës “i lidhur” ndjehet më i vetmuar dhe i palumtur. Dhe këto pasoja vijnë për shkak të ndërprerjes së ritmit normal qarkullues, i cili do të donte që aktivitetet e zgjimit të përqendrohen në orët e dritës dhe ato të pushimit në errësirë.

Në të shkuarën këto rreziqe ishin zbuluar nga disa studime të mëparshme, por ky studim i ri i universitetit të Glasgovv, ka bërë një hap para duke matur dëmet fizike e psikologjike në shkallë të gjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat