Keqpërdorimi i të dhënave, Facebook demanton mediat

Shkencë & Teknologji

Keqpërdorimi i të dhënave, Facebook demanton mediat

Më: 4 qershor 2018 Në ora: 18:15
Ilustrim

Kompania amerikane Facebook ka demantuar sot mediat, se palëve të treta, sikurse janë prodhuesit e telefonave, u ka dhënë të dhënat e përdoruesve dhe miqve të tyre në këtë rrjet shoqëror.

Gazeta New York Times shkroi dje, se Facebook ka arritur marrëveshje për ndarjen e të dhënave me të paktën 60 kompani, përfshirë Apple dhe Amazon, pas të cilës është rritur shqetësimi i përdoruesve.

Facebook tha se nuk pajtohet me këto pohime, por e pranoi se nuk di për keqpërdorimet e kompanive me të cilat bashkëpunon.

Disa nga prodhuesit e pajisjeve, sipas New York Times, mund të arrijnë deri te dhënat e miqve të përdoruesve, edhe pse ata kanë pasur ndjenjën se kanë bllokuar çfarëdo shpërndarje të të dhënave të tyre.

Ndryshe, drejtori i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka dëshmuar në prill para Kongresit amerikan për të dhënat e përdoruesve, të cilat kompania ua ka bërë të qasshme palëve të treta, transmeton KosovaPress.

Kah fundi majit ka dëshmuar edhe në Parlamentin Evropian, ku ndërmjet tjerash, kërkoi falje për shkak të mënyrës me të cilën Facebook është përdorur për prodhimin e lajmeve të rreme dhe përzierjen në zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat