Një spektakël qiellor që do mund ta shijojmë për shumë ditë, por maksimumi i tij do të jetë mes 12 dhe 13 Gushtit ku do të shihet me qartë.
Mbani sytë nga qielli për të parë yjet që bien, ose me saktë fenomenin e Perseidet, që njihen ndryshe edhe si Lotët e Shën Lorencit.
Ai është një ndër fenomenet astronomike më popullore që qielli dhuron çdo vit në muajin Gusht.
Sipas traditës, fenomeni lidhet me martirin Shën Lorenci, dita e së cilit është 10 Gusht.
Nga pikëpamja shkencore, fenomeni verifikohet kur Toka kalon pranë kryqëzimit të orbitës së saj me kometën Swift-Tuttle, e cila lëshon këtë re yjesh teksa bën trajektoren e saj rreth diellit.