Mbetjet e plastikës, nis projekti për pastrimin e Oqeanit të Qetë

Shkencë & Teknologji

Mbetjet e plastikës, nis projekti për pastrimin e Oqeanit të Qetë

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 21:31
Tubat lundrues përfaqësojnë barrierën më të madhe të krijuar ndonjëherë në det të quajtur System 001, raporton AP.

Ekipi i shkencëtarëve dhe inxhinierëve ka nisur projektin ambicioz për pastrimin e Oqeanit Paqësor nga mbetjet e plastikës, duke u fokusuar në rajonin, i cili është tri herë më i madh se sa sipërfaqja e Francës.

Një anije që tërheq tuba plastikë të mbushur me ajër dhe 600 metra në gjatësi, qëllimi i të cilave është të "pastrojë" oqeanin nga plehrat plastike, lundroi nga San Francisko për testim para se të vazhdonte lundrimin drejt grumbullit të madh të mbeturinave në Paqësor.

Tubat lundrues përfaqësojnë barrierën më të madhe të krijuar ndonjëherë në det të quajtur System 001, raporton AP.

Qëllimi i krijuesit të këtij sistemi, organizata jofitimprurëse holandeze "Cleanup Oqeani", është që të zbrazë gjysmën ose rreth 40,000 tonë mbetje në pesë vjetët e ardhshëm.

Oqeanografi dhe autori i projektit, Loren Lebreton, konfirmoi se rreth 80,000 tonë mbeturina ndodhen në Paqësor.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat