Ndryshimi i klimës: Studiuesit francezë ngrenë alarmin

Shkencë & Teknologji

Ndryshimi i klimës: Studiuesit francezë ngrenë alarmin

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:02
?Shkrirje e akullnajave në Victoria Strait, Kanada

Nxehtësi ekstreme në Europë, Japoni, SHBA, zjarre në pyje, shkrirje akujsh. 700 studiues francezë janë të shqetësuar për shpejtësinë e ndryshimit të klimës.

Me një hap të pazakontë 700 studiues francezë i drejtojnë një apel bashkësisë botërore për kërcënimin e katastrofave nga ndryshimet klimatike. Në apelin e publikuar nga gazeta "Liberation" ata kërkojnë me urgjencë hapa të shpejtë për të kufizuar ngrohjen globale. Sfidat e ndryshimit të klimës mund të tejkalohen vetëm me "ndryshime të menjëheshme në kuadër të objektivave të qarta dhe ambicioze" deri në vitin 2023.

Image
Thatësira në Gjermani, shtator 2018

Një marrëveshje është shumë pak

Ndryshimi i klimës është realitet gjithnjë e më shumë i ndjeshëm, shkruajnë studiuesit. Si për shembull përmes rritjes së temperaturave mesatare, shkrirjes së akullnajave, rritjes së nivelit të detit, shkatërrimit të ekosistemeve. "Fjalimet nuk mjaftojnë siç e tregojnë shifrat e emetimeve të gazrave karbonikë", kritikojnë ekspertët, ku bëjnë pjesë edhe fizikantë dhe ekonomistë.

Studiuesit kritikojnë ngadalësinë e ecjes përpara të luftës kundër ngrohjes globale. Ata i referohen Marrëveshjes së Parisit, 2015 ku u përcaktua një plan veprimi për të kufizuar ngrohjen globale nën 2 grad Celcius. Por një projekt i përmasave të tilla nuk realizohet thjesht me nënshkrimin e një ujdie, theksojnë studiuesit./dw

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat