SpaceX regjistron pasagjerin e parë privat për në Hënë

Shkencë & Teknologji

SpaceX regjistron pasagjerin e parë privat për në Hënë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 13:20
Elon Musk, themelues i kompanisë së transportit hapësinor, SpaceX.

SpaceX, kompani e transportit hapësinor, e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, tha se ka regjistruar pasagjerin e parë privat që do të fluturojë rreth Hënës me raketën e saj Big Falcon.

"SpaceX regjistroi pasagjerin e parë privat në botë që do të fluturojë rreth Hënës - një hap i rëndësishëm drejt mundësisë për çdo njeri që ëndërron të udhëtojë në hapësirë", tha kompania në një postim në Twitter.

Ajo nuk përmendi ndonjë afat kohor se kur do të realizohet udhëtimi dhe nuk e bëri të ditur se kush është pasagjeri.

Por, në të kaluarën, ka thënë se do të arrijë suksesin me dy pasagjerë diku në fund të vitit 2018.

Kompania tha se do të ofrojë më shumë informacione për planin më 17 shtator.

"Zbulojeni se kush do të fluturojë dhe pse, të hënën, më 17 shtator", tha SpaceX.

"Vetëm 24 njerëz në histori kanë qenë në Hënë. Askush nuk ka qenë atje që nga misioni i fundit Apollo më 1972", tha kompania me seli në Kaliforni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat