SpaceX zbulon turistin që do të shkojë në Hënë

Shkencë & Teknologji

SpaceX zbulon turistin që do të shkojë në Hënë

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:36
Ilustrim

SpaceX, kompani e transportit hapësinor, e udhëhequr nga sipërmarrësi Elon Musk, zbuloi udhëtarin e parë privat që planifikon të fluturojë rreth Hënës.

Miliarderi japonez dhe manjati i modës online, Yusaku Maezawa, 42 vjeç, tha: "Unë shkoj në Hënë".

Misioni është planifikuar për vitin 2023 dhe do të jetë udhëtimi i parë i njeriut rreth Hënës që nga viti 1972.

Por, ai mbështetet në një raketë që nuk është ndërtuar ende dhe Musk paralajmëroi se "nuk është ende 100% e sigurt se mund të bëhet fluturimi".

Njoftimi u bë nga selia qendrore e SpaceX në Kaliforni.

Vetëm 24 njerëz kanë vizituar Hënën - të gjithë amerikanë; 12 prej tyre kanë zbarkuar atje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat