Rusët dhe Elon Musk dërgojnë turistët në Hënë, shtrenjtohen biletat

Shkencë & Teknologji

Rusët dhe Elon Musk dërgojnë turistët në Hënë, shtrenjtohen biletat

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 20:20
"Energia" po zhvillon një projekt për të fluturuar në Hënë me anijen Sojuz, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve për turistët.

Korporata ruse Rocket-Cosmic "Energia" dhe kompania amerikane "Spaces X" janë të gatshme të ofrojnë shërbime fluturuese turistike rreth Hënës.

Për shumë vite, "Energia" po zhvillon një projekt për të fluturuar në Hënë me anijen Sojuz, duke përfshirë ofrimin e shërbimeve për turistët.

"Megjithatë, tani çmimi i biletës është rritur paksa për shkak të rishikimit të kërkesave ekonomike për projektin dhe do të arrijë në 150 deri në 180 milionë dollarë", tha një burim i paidentifikuar nga industria e raketave për mediat ruse, sipas të cilave çmimi i mëhershëm i biletës ishte rreth 120 milionë dollarë.

Disa vjet më parë, Space X njoftoi një fluturim rreth Hënës në anijen kozmike Dragon 2 dhe udhëtari i parë komercial do të jetë miliarderi japonez, koleksionisti i artit Yusaku Maezawa.

Sipas pronarit të "Space X" Elon Musk, fluturimi do të zgjasë katër deri në pesë ditë. Megjithëse nuk e specifikoi datën, Maezawa tha se do të ndodhte në vitin 2023.

"Space X" nuk ka zbuluar shumën që turisti japonez do të paguajë për një udhëtim rreth Hënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat