Breshëri i pazakontë në Shkodër zbardhi qytetin, ja si e shpjegojnë meteorologët

Shkodra

Breshëri i pazakontë në Shkodër zbardhi qytetin, ja si e shpjegojnë meteorologët

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:06
Breshër

Në mëngjesin e së premtes, 14 maj, rrugët ishin të mbushura aq shumë me breshër, sa dikush që nuk do të kishte dijeni për reshjet e mbrëmshme, do të vinte bast se në Shkodër ka rënë dëborë.

Po si e shpjegojnë meteorologët këtë fenomen?

Zj.Lajda Porja, drejtuese e Zyres Operacionale pranë MeteoAlb na tregon: Ky është një fenomen jo i zakontë i cili ka ndodhur si pasojë e rënies së menjëhershme të temperaturave duke gjeneruar lëvizje të fuqishme vertikale të ajrit dhe kjo lëvizje bën të mundur ngrirjen e menjëhershme të pikave të shiut në nivelet e larta të atmosferës që më pas bien drejt tokës në formën e breshërit.

Meteoalg informon se Shkodra ka pasur një stuhi shiu e breshëri e cila ka zgjatur rreth 50 minuta dhe gjatë kësaj kohe janë regjistruar rreth 55 mm shi dhe breshër që tregon një intensitet të lartë mbi 10 mm në 10 min.

Nuk përjashtohet mundësia e prezencës së breshërit sonte gjatë natës dhe nesër paradite në veriperëndim por edhe në skajin jugor të vendit.

Ndërkohë temperaturat nga 31 gradë në fillim jave kanë zbritur me të paktën 6 gradë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat