Aksidentoi të moshuarën, arrestohet irakieni në Shkodër! 86 vjeçarja në gjendje të rëndë

Shkodra

Aksidentoi të moshuarën, arrestohet irakieni në Shkodër! 86 vjeçarja në gjendje të rëndë

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 16:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje rrugore është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku një person ka përplasur me makinë një këmbësore në lagjen “Liria”, duke e lënë të plagosur rëndë.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se shoferi është një irakian S. A., 29 vjeç, banues në Dubai, i cili është arrestuar nga Policia. Ndërkaq, 86 vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës.

Po ashtu, autoritetet Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 30 vjeç, pasi është kapur duke transportuar me kamion, 15 m3 dru për zjarr, të prerë në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat