Sekuestrohet Ferrari 200 mijë euro në Shkodër

Shkodra

Sekuestrohet Ferrari 200 mijë euro në Shkodër

Më: 27 shtator 2017 Në ora: 12:22
Ferrari

Në kuadër të plan-operacionit “Vjeshtë 2017”, Policia e Shkodrës ka sekuestruar 246 metra katrorë pasuri të paluajtshme dhe 3 automjete luksoze.

Pasuria e paluajtshme dhe makinat ishin në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, i arrestuar për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike” më datë 29.11.2016.

Policia ka sekuestruar një apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës, një ndërtesë 100m2, 53 m2 truall, 15 metra objekt dhe 3 automjete luksoze (një Ferrari me vlerë rreth 200 mijë euro, një Porsche me vlerë rreth 100 mijë euro dhe një Peugeot me vlerë 10 mijë euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat