Ishin kthyer në tmerrin e Shkodrës, policia zbulon grupin e hajdutëve

Shkodra

Ishin kthyer në tmerrin e Shkodrës, policia zbulon grupin e hajdutëve

Më: 21 dhjetor 2017 Në ora: 10:29
Ilustrim

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e djeshme një 29-vjeçar, si dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Siç bëhet e ditur, i arrestuari është Luigj Staka, 29 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Ahmet Haxhia, Shkodër, i ka vjedhur një telefon celular B. V. 68 vjeçe, banuese në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër.

Po ashtu, policia e Shkodrës sqaron se pas hetimeve të mëtejshme 29-vjeçari në bashkëpunim me D. H. 29 vjeç, dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e A. M. 44 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër. Dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim, ndërsa ata dyshohen se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës

Lidhur me këtë ngjarje, blutë e qytetit veriorë bëjnë me dije se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim”.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.12.2017, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:

Luigj Staka, 29 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër. Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Ahmet Haxhia, Shkodër, i ka vjedhur një telefon celular shtetases B. V. 68 vjeçe, banuese në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër.

Gjithashtu në vijim të hetimeve, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit D. H. 29 vjeç, dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. M. 44 vjeç, banues në lagjen « Naim Gjylbegu » Shkodër, ku u bë shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm dhe po punohet për kapjen e tyre.

Ky grup personash dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat