Protestat për vdekjen e Florenc Beqiraj u zhvilluan sot edhe në qytetin e Shkodrës, aty ku banon familja e tij.
"Duam drejtësi për shokun tonë", “E vrau qeveria”, “E vrau policia” ishin pankartat e ngritura në Shkodër, ndërsa marshimi vijoi nga lagjja "Liria" drejt qendrës së qytetit.
Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ambasadorit Shqiptar ne France, pasi sipas tyre e ka neglizhuar ngjarjen.
Ditën e premte 23 vjeçari nga Shkodra ndërroi jetë në spitalin e Marsejës, ndërsa prej 19 muajsh jetonte në Francë si azilant.
Policia e Marsejës njoftoi se ai ka pasur një tentativë vetëvarje në burg, ndërsa familjarët pretendojë se ai është mbytur.
Nga ana e autoriteteve është nisur një hetim mbi ngjarjen.