Shkodra hesht, dëgjohen vetëm britmat dhe të qarat për Florenc Beqirajn

Shkodra

Shkodra hesht, dëgjohen vetëm britmat dhe të qarat për Florenc Beqirajn

Më: 28 dhjetor 2017 Në ora: 14:44
Arkivoli i Flroenc Beqirajn

Trupi i pajetë i Florenc Beqirajt ka mbërritur më në fund në qytetin e Shkodrës.

 Arkivoli, i mbuluar me një flamur shqiptar ka qenë vendi ku janë derdhur lotët e familjarëve. Nëna e Florencit, gjyshja dhe të tjerë familjarë kanë pritur në banesë trupin e të voglit të tyre dhe menjëherë heshtja është zëvendësuar me të qara dhe klithma dhimbjesh. 

Një skenë mjaft e fortë e njëkohësisht pikëlluese, aqsa disa familjarëve u kanë rënë të fikët kur arkivoli i 23 vjeçarit ka hyrë në pragun e shtëpisë.

I gjithë qyteti duket sikur vajton dhe oshëtim klithmat e së ëmës së Florencit, e cila është gjunjëzuar pranë arkivolit të të birit.

Mësohet se varrimi i Florencit do të bëhet ditën e nesërme në orën 14:00 dhe me siguri e gjithë Shkodra do të jetë sërish një qytet që hesht dhe lejon vetëm dhimbjen e familjarëve të Florencit si tingullin e vetëm.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat