Simboli i kahershëm i Shkodrës bën bashkë Ramën dhe Voltana Ademin

Shkodra

Simboli i kahershëm i Shkodrës bën bashkë Ramën dhe Voltana Ademin

Më: 28 janar 2018 Në ora: 23:49
Edi Rama dhe Voltana Ademin

Kjo është pamja që të ofron sot, “kafja e madhe” në qytetin e Shkodrës.

Shumë shpejt falë projektit të qeverise në bashkëpunim me Bashkinë, objekti do të kthehet  në identitet. Rrugëtimi i kësaj godine historike merr një tjetër rrjedhë, pas nisjes së punimeve për rikonstruksionin e saj.

Punimet restauruese do të risjellin të gjithë  elementët që e bëjnë kafen e madhe objektin identifikues të qendrës së Shkodrës.

Kafja e madhe konsiderohet simboli i qytetit, duke qenë për dekada me radhë shtëpia e elitës Shkodrane. Ajo është një dhuratë që artisti Kole Idromeno, i la vendlindjes në shekull më parë. Ndërtesa ishte aq e njohur sa austriaket në vitin 1914, pasi u larguan nga Shkodra, foton me kafen e madhe e shtypën në kartolina.

Por pas rënies së komunizmit, ndërtesa historike u la në harresë dhe në degradim total.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat