Në Shkodër kapet një grup kriminal prej 8 anëtarësh

Shkodra

Në Shkodër kapet një grup kriminal prej 8 anëtarësh

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 16:42
Ilustrim

Në Shkodër u godit sot një grup kriminal prej 8 anëtarësh, që vepronin në fushën e shpërndarjes së drogave te forta. Në një komunikim me mediat, drejtori i Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka, bëri të ditur se në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Forcën Operacionale në Policinë e Shtetit, orët e fundit u dogit grupi kriminal “KOKAINA”, që vepronte në rajonin e Shkodrës, të cilit ju sekuestrua 2 kilogram e 237 gram lëndë narkotike, e dyshuar si kokainë.

Grupi “KOKAINA” është më i madhi, në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, arrestuar muajt e fundit në Shqipëri.

Goditja e këtij grupi u ndërmorr pas operacionit ‘Balerina” të muajit nëntor, kur policia goditi një tjetër grup kriminal, që vepronte në Shkodër fushën e prostitucionit.

Sipas policisë, të dy operacionet janë pjesë e operacionit të koduar “Forca e Ligjit”, që nisi në Shqipëri në fund të vitit të kaluar për goditjen e grupeve më të fuqishme që veprojnë në fushën e krimit./voa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat