E dini se një rrugë në Shkodër e mban emrin “Srbija”?

Shkodra

E dini se një rrugë në Shkodër e mban emrin “Srbija”?

Më: 7 mars 2018 Në ora: 13:25
Rruga ne Shkoder

Disi e pazakontë, por në Rranxë të Bushatit, afro 15 kilometra larg nga qyteti i Shkodrës një rrugë mban emërtimin “Srbija”

Emrat e rrugëve vendosen nga autoritetet lokale dhe deri tani kishim parë emërtime ekzotike siç janë në Kamëz, por jo emërtime që cenojnë historinë apo prekin ndjeshmërinë nacionaliste.

Fotot e rrugës janë publikuar nga “Malësia.org” e cila shkruan: “Si ka mundësi që kjo rrugë e mori këtë emërtim, si e pranuan vendasit dhe e lejoi pushteti lokal nuk është e qartë, por një gjë është e qartë, se nga mbrëmë tabela e kësaj rruge u fshi me ngjyrë të zezë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat