Zgjerohen përmbytjet në Shkodër - Bota Sot
Zgjerohen përmbytjet në Shkodër

Shkodra

E martë, 13 nëntor 2018

Zgjerohen përmbytjet në Shkodër

Më: 18 mars 2018 Në ora: 12:25
Shkodër

Uji vijon të mbajë nën kontroll 2.635 hektarë tokë bujqësore në Qarkun e Shkodrës, duke u bërë shkak për dëme të shumta në bujqësi dhe shtëpi.

Situata paraqitet më problematike në Njësinë Administrative Ana e Malit, me 1.220 ha tokë të përmbytura, për t’u pasuar pastaj nga njësitë administrative Dajç, Bushat e Bërdicë.

Ujësjellësi “Oblika 1” vazhdon të jetë jashtë funksioni, duke detyruar Bashkinë e Shkodrës ta shpërndajë ujin e pijshëm me autobotë për banorët.

Më keq paraqitet fshati Obot, ku niveli i ujit është rritur me 20 cm dhe kalimi bëhet vetëm me makina të larta, varka e gomone.

Plot 140 banesa rezultojnë të bllokuara nga uji në të gjithë qarkun, por vështirësi është hasur në baza ushqimore edhe për gjënë e gjallë.

Ndërkohë që vazhdon shpërndarja e ndihmave për banorët e zonës nga rezervat e shtetit, nëpërmjet mjeteve të ushtrisë. Sipas të dhënave zyrtare, janë shpërndare në popull 855 pako ushqimore dhe 38 tonë ushqime për bagëtitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test