Situata në Shkodër drejt përkeqësimit, Basha kërkon shpalljen e emergjencës/ Paralajmëron zyrtarët... - Bota Sot
Situata në Shkodër drejt përkeqësimit, Basha kërkon shpalljen e emergjencës/ Paralajmëron zyrtarët...

Shkodra

E hënë, 16 korrik 2018

Situata në Shkodër drejt përkeqësimit, Basha kërkon shpalljen e emergjencës/ Paralajmëron zyrtarët...

Më: 20 mars 2018 Në ora: 19:54
Pamje nga përmbytjet në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me situatën në Shkodër si rezultat i përmbytjeve, ndërsa i ka drejtuar një apel qeverisë për shpalljen e gjendjes së emergjencës. Kreu demokrat ka paralajmëruar çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale.

“Gjendja në Shkodër po përkeqësohet nga ora në orë. Qindra familje janë të izoluara nga uji. Dhjetëra prej tyre janë evakuuar vetëm orët e fundit.

Shkarkimet e ujit nga KESH vazhdojnë në nivele të larta. Sipërfaqja e përmbytur është dyfishuar brenda dy ditësh.

Deri tani kryeministri dhe vartësit e tij kanë injoruar kërkesën e përsëritur të kryetares së Bashkisë, këshillit bashkiak, kryetares së Qarkut dhe deputetëve demokratë, për të shpallur emergjencën.

Në këto kushte kjo nuk është vetëm e papërgjegjshme por kriminale!

I bëj thirrje shtabit të emergjencës ti kërkojë zyrtarisht qeverisë shpalljen e emergjencës. Çdo orë e humbur rrezikon jetë njerëzish dhe mund të sjellë pasoja të pariparueshme.

Paralajmëroj çdo zyrtar që refuzon të marrë përgjegjësitë, se do të përballet me pasojat më të forta ligjore dhe penale”, shprehet Basha.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test