Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet komiteti i emergjencave - Bota Sot
Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet komiteti i emergjencave

Shkodra

E hënë, 23 korrik 2018

Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet komiteti i emergjencave

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:54
Pamje nga Shkodra

Zëvendës Kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi ka mbledhur sot Komitetin e Koordinimit të Emergjencave Civile për të intensifikuar përpjekjet për t’i ardhur në ndihmë zonave të përmbytura në Shkodër.

Aktualisht nën ujë gjenden rreth 4600 hektarë, ndërsa prurjet e larta në Kaskadën e Drinit, në Bunë dhe liqenin e Shkodrës kanë përkeqësuar situatën prej 19 marsit.

Zonat e prekura janë ato të Dajçit, Ana e Malit, Bërdicës, Velipojës, zonës së livadheve në Shkodër dhe njësisë Guri i zi.

“Janë të angazhuar 378 forca të Forcave të Armatosura me 734 mjete të kalueshmërisë së lartë. Sikurse nga policia e shtetit mbi 150 forca janë të angazhuara në terren me mjetet e duhura, të kalueshmërisë së lartë dhe të lëvizjes në ujë. Ministria Mbrojtjes ka ndihmuar përmes emergjencave civile banorët e zonës me ushqim, ujë të pijshëm dhe ushqime për bagëtinë”, tha Mesi, raporton tch.

Gjatë ditës së djeshme u raportua se për shkak të gjendjes së rëndë u evakuuan 5 familje, apo gjithsej 23 banorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test