Xhaçka: Niveli i ujit në Shkodër ka nisur të ulet - Bota Sot
Xhaçka: Niveli i ujit në Shkodër ka nisur të ulet

Shkodra

E martë, 13 nëntor 2018

Xhaçka: Niveli i ujit në Shkodër ka nisur të ulet

Më: 24 mars 2018 Në ora: 09:59
Shkodër

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka njoftuar se niveli i ujit në zonat e përmbytura në Shkodër ka nisur të ulet, megjithatë Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijonë të mbeten pa ndërprerje pranë banorëve.

Ajo ka shkruar në facebook se janë shpërndarë mijëra kg ushqime, ujë i pijshëm dhe koncentrat për bagëtitë, por shumë më tepër pritet të shpërndahen.

“Ndërkohë që FA përforcuan argjinaturat e Pentarit dhe Casit bashkë me banorët, pushteti lokal të lërë propagandën boshe dhe të marrë përgjegjësitë e të bashkëpunojë për shpërndarjen e ndihmave te banorët, sipas nevojave, pa asnjë dallim”, ka shkruar ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test