Sekuestrohet magazina me mjaltë e turshi në Shkodër - Bota Sot
Sekuestrohet magazina me mjaltë e turshi në Shkodër

Shkodra

E hënë, 16 korrik 2018

Sekuestrohet magazina me mjaltë e turshi në Shkodër

Më: 28 mars 2018 Në ora: 20:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një magazinë ushqimore është sekuestruar gjatë një operacioni që AKU në bashkëpunim me hetimin tatimor, prokurorinë dhe policinë realizuan në Shkodër. Magazina për prodhim, përpunim dhe shpërndarje të artikujve ushqimore sipas AKU-së, u gjet ne shkelje të kushteve të higjienës. 

Në të prodhoheshin artikuj të ndryshëm ushqimorë, reçel, gjalpë, vaj, mjaltë dhe turshi. 

Një person i cili ka parë se si funksiononte kjo punishte ka denoncuar tek portali i qeverisë. Brenda këtyre mjediseve kushtet ishin më shumë se skandaloze, pasi nuk respektoheshin as kushtet me minimale të higjenës.

Çuditërisht u desh një denoncim i një qytetari për të zbuluar këtë punishte që ndodhej ngjitur me drejtorinë e patentave në Shkoder e që operonte aty prej vitesh.  

Një vit më parë, këtij subjekti i është lënë detyrë për përmirësimin e kushteve higjenike dhe përmirësimin e prodhimit, detyra të cilat nuk janë realizuar. 

Sipas inspektorëve të AKU me dhjetra kavanozë të boshatisur ishin marrë nga mbeturinat dhe në to futeshin produktet ushqimore të konservuara për t'u bërë më pas gati për treg, që më pas shiteshin ne Shkoder dhe rrethe të tjera. 

Ky është rasti i dytë që një subjekt goditet pas atij të pijeve joalkoolike dhe alkoolike në hyrje të Shkodres.  Në vijim pritet që të ketë edhe proçedime nga ana e policise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test