''Dikur Zoti m’i dhuroi mua ato, ndërsa tani m'i mori prapë për t’u kujdesur atje lart'', reagon për herë të parë e mbijetuara e aksidentit tragjik të Shkodrës - Bota Sot
''Dikur Zoti m’i dhuroi mua ato, ndërsa tani m'i mori prapë për t’u kujdesur atje lart'', reagon për herë të parë e mbijetuara e aksidentit tragjik të Shkodrës

Shkodra

E martë, 13 nëntor 2018

''Dikur Zoti m’i dhuroi mua ato, ndërsa tani m'i mori prapë për t’u kujdesur atje lart'', reagon për herë të parë e mbijetuara e aksidentit tragjik të Shkodrës

Më: 29 mars 2018 Në ora: 06:35
Në aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën Edmond Preka, 40 vjeç dhe tre fëmijët e tij Noemi, Ajsel dhe Rayan Preka.

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 1 muaj nga aksidenti i rëndë automobilistik në aksin Shkodër-Velipojë ku humbën jetën Edmond Preka, 40 vjeç dhe tre fëmijët e tij Noemi, Ajsel dhe Rayan Preka, përkatësisht 10 e 5 vjeçe dhe 8 muajsh, ajo vazhdon të prekë të gjithë shqiptarët.

Sigurisht që dhimbjen më të madhe e ndjejnë familjarët e të ndjerëve, sidomos motra e Edmondit, e cila e ka shndërruar profilin e saj në Facebook në një përkujtimore ku nuk mungojnë asnjë ditë dedikimet dhe fotografitë e ndjera. Ditën e sotme ajo i ka uruar datëlindjen vajzës së dytë të familjes, Ajselit, e cila u nda nga jeta në një moshë fare të njomë, vetëm 5 vjeç.

Por, sot për çudi ka bërë reagimin e parë në Facebook pas kaq kohësh, e të mbijetuarës së vetme e këtij aksidenti, Evis Preka, e cila ka përlotur me fjalët në datëlindjen e së bijës.

“Engjëlli i mamit, Ajseli i shpirtit tim!”-ka shkruar Evis Preka për të bijën, ndërkohë që komentit të saj i përgjigjet një person tjetër që e ngushëllon për humbjen e rëndë. “Faleminderit për ngushëllimet! Unë si nënë nuk kam fjalë ta shpreh se në shpirt jam e mbaruar. Ju luta Zotit shumë për ato fëmijë, por Zoti nuk më dëgjoi. Ato të tre yje janë jeta ime përgjithmonë. Dikur Zoti m’i dhuroi mua ato, ndërsa tani  m'i mori prapë për t’u kujdesur atje lart’’, përfundon mamaja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test