Skandali me ushqimet në Shkodër, dosja në gjykatë/ Emrat e të arrestuarve - Bota Sot
Skandali me ushqimet në Shkodër, dosja në gjykatë/ Emrat e të arrestuarve

Shkodra

E shtunë, 22 shtator 2018

Skandali me ushqimet në Shkodër, dosja në gjykatë/ Emrat e të arrestuarve

Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:49
Kushtet në punishten në Shkodër

Prokuroria e Shkodrës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjykatë një grup falsifikatorësh të prodhimeve ushqimore, por dhe inspektorë të AKU-së. Të përfshirë në këtë skemë janë;  Gëzim Bala, Elis Bala, Hydajete Elbasani, Dritan Hoxha, Abdyl Bajraktari dhe Adnand Gradeci. Të arrestuar deri tani  janë pronari i firmës, dy punëtorë, një inspektor i AKU dhe një ish-inspektor, ndërsa vijojnë kërkimet për personat e tjerë.

Më datë 28.03.2018 pas një kontrolli në zona industriale ish -Fermentimi u zbuluan sasi të prodhuara, produkte ushqimore, të cilat rezultonin të ishin jashtë standardeve,  në kushte higjienike të papërshtatshme  dhe me një serë problematikash. Në punishten e firmës prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.

Të arrestuar janë;
Gëzim Bala 60 vjeç, banues në lagjen " Ahmet Haxhia", pronar i firmës,
Elis Bala, 26 vjeç, banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i punësuar në firmë
Hydajete Elbasani, 60 vjeçe, banues në lagjen "Partizani", e punësuar merceologe në firmë
Adnan Gradeci, 51 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,
Abdyl Bajraktari, 53 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë ish-Inspektor pranë A.K.U-së Dega Shkodër,

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër përfundoi hetimn dhe dërgoi në gjykatë çështjen në ngarkim të disa shtetasve të akuzuar për veprën penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, parashikuar nga neni 288/a/2 të K.Penal si dhe po zhvillon hetime për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Prokurori Astrit Halilaj hetoi dhe ngarkoi me akuza të veprave penale shtetasit:

-Gëzim Bala, i datëlindjes 28.05.1958 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;

-Elis Bala, i datëlindjes 19.05.1992 në Shkodër dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”;

-Hydajete Elbasani, e datëlindjes 03.07.1958 në Shkodër dhe banuese në lagjen “Partizani”;

U shpall në kërkim më datë 28.03.2018, shtetasi Dritan Brahim Hoxha, i datëlindjes 14.10.1973 lindur dhe banues në Shkodër, inxhinier merceolog në subjektin “Kampion” shpk. Prokurori Halilaj kerkoi të caktohet masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:

1-Gëzim Bala;

2-Dritan Hoxha (në mungesë);

-IV- Të caktohet masa e sigurimit përsonal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim;

1-Elis Bala;

2-Hydajete Elbasani;

Për vepren penale të “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrial dhe ushqimorë”, nga neni 288/a/2 të K.Penal, ndaj shtetasve;

Masa e sigurimit personal me karakter shtrëngues“Arresti me burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, ndaj personave nën hetim:

1-Abdyl Bajraktari;

2-Adnand Gradeci;

Për veprën penale të “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 të KP.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test