Shkodra nën ujë, Mesi: Do të kompensohen familjet e përmbytura

Shkodra

Shkodra nën ujë, Mesi: Do të kompensohen familjet e përmbytura

Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:44
Shkodra nën ujë

Ndonëse uji ka nisur të tërhiqet nga zonat e përmbytura gjendja mbetet ende problematike. Qindra banesa vijojnë të mbeten të rrethuara nga uji. Problem gjithashtu për disa zona është edhe mungesa e energjisë elektrike dhe uji të pijshmë. Qeveria premton se familjet e përmbytura do të kompensohet për dëmet e shkaktuara.

Uji ka nisur të tërhiqet nga zonat e përmbytura, ndonëse sipërfaqja nën ujë mbetet sërish e lartë, 4555 hektarë. Por pavarësisht kësaj, qindra banesa vijojnë të mbeten të rrethuara nga uji. 

Për të parë nga afër gjendjen në njësinë Dajç, aty ku ende janë 16554 hektarë të përmbytura, ishte zv/kryeministrja Senida Mesi dhe ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka, të cilat garantuan se pas kalimit të emergjencës do të bëhet vlerësimi dhe kompensimi i këtyre familjeve, e më pas do të ndërhyhet me investime konkrete për reduktimin e këtij fenomeni.

Kjo përmbytje nxori edhe një mësim për institucionet, atë të nevojës për ndryshimin e ligjit të përballimit të emergjencave.

Ndërsa replikuan për transparencën në ndarjen e ndihmave për këto banorë, administratori i Dajçit Gjovalin Darragjati shfrytëzoj momentin për të kërkuar investime për përmbytjet, pasi sipas tij vitet e fundit kanë munguar.

Ndonëse uji ka nisur të tërhiqet gjendja mbetet problematike në rrugën që lidh Shkodrën me Velipojën, ku kalimi bëhet me mjetet e larta të ushtrisë. Edhe në Mal të Jushit gjendja është e vështirë, ndërsa disa zona kanë mungesë energjie, uji të pijshëm dhe bazë ushqimore për gjënë e gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat