Shkodër, PAA nis përgatitjet për zgjedhjet lokale - Bota Sot
Shkodër, PAA nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

Shkodra

E hënë, 16 korrik 2018

Shkodër, PAA nis përgatitjet për zgjedhjet lokale

Më: 28 prill 2018 Në ora: 18:29
Agron Duka

Nga Shkodra Partia Agrare Ambientaliste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të 2019, në takim me strukturat e kësaj force politike në këtë qark.

Kreu i kësaj force politike Agron Duka u shpreh se zgjedhjet e fundit parlamentare nuk dhanë rezultatin e pritshëm pasi ato nuk ishin normale. Duka u shpreh se PAA është një alternative e duhur ndaj partive tradicionale.

Agron Duka: Kemi mjaft kohë për ti treguar banorëve të Shkodrës dhe gjithë shqiptarëve se PAA kërkon të marrë përsipër përgjegjësinë e krijimit të alternativës, e vizionit të politikës për të ofruar zgjidhje.

Duka u shpreh se përgatitjet nuk janë vetëm për zgjedhje lokale të vitit 2019, pasi sipas tij përplasjet politike po japin sinjale të qarta për zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.

Agron Duka: Jo vetëm zgjedhjet vendore, por edhe ato parlamentare të ardhshme që mund të jenë të parakohshme  besoj se ne do të arrijmë objektivin.

Në këtë takim u kërkua angazhim maksimal që në zgjedhjet e ardhëshme lokale të rritet rezultati i pjesëmarrjes në këshillat bashkiak. Në fund të takimit u shprëndanë edhe kartat për anëtarët e rinjë të PAA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test